Panik në bregdetin italian, shqiptari qëllohet me armë zjarri nga dy persona të maskuar

schedule14:38 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 20 Shtator, 2020

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në Torvaianica të Italisë. Mediat raportojnë se dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri që ndodhej mes turmës së pushuesve.

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po e kalonte të dielën buzë detit.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur. s.b /abcnews.al/