Pandemia, presidenti Trump zgjat deri në fund të vitit pezullimin për imigracionin në SHBA

schedule07:12 - 23 Qershor, 2020

schedule 07:12 - 23 Qershor, 2020

Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Mediat bëjnë me dije se ndër të tjera pjesë e këtij vendimi është edhe  ndalimi i vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

Sipas arsyetimit të administratës ky është një vendim që ato kanë marrë me qëllim që të lirojnë vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga koronavirusi. Në një deklaratë or mediat një zyrtar i lartë vlerësoi se kufizimet do të lironin deri në 525,000 vende pune për amerikanët.

Ndalimi, megjithëse i përkohshëm, do të sillte një ristrukturim të madh të sistemit të imigracionit të ligjshëm nëse do të bëhej i përhershëm, një qëllim që administrata e shmangu para pandemisë. Grupet e biznesit i kishin bërë presion të madh për të kufizuar shtrirjen e këtyre masave, duke thënë se shumë prej punonjësve të tyre janë thelbësorë.

Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlenë për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.

Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B, tha zyrtari. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja lëshimit të kartave jeshile, megjithëse përjashtimet për këtë grup do të jenë më të ngushta.

Ngrirja e lëshimit të vizave jashtë vendit hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet e tjera, përfshirë kufizimet në lëshimin e lejeve të punës për azilkërkuesit, do të kalojnë përmes një procesi zyrtar të krijimit të rregullave merr një muaj kohë./abcnews.al