Ka dalë këtë të martë para trupës gjykuese Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i cili vrau brutalisht gruan e tij në sytë e fëmijëve. Para trupës gjykuese së autoriteteve greke, ai u ka kërkuar falje fëmijëve të tij për krimin e kryer.
Procesi zgjati afërsisht 30 minuta. Ndërkohë po sot në Korçë është zhvilluar ceremonia mortore e 36-vjeçares Marjola Nakoleci. Trupi i pajetë i 36-vjeçares u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.
Në ceremoninë mortore janë të pranishëm edhe katër fëmijët e çiftit, për t’i dhënë lamtumirën nënës së tyre të ndjerë.
Sipas mediave greke, fëmijët e mitur kanë shprehur dëshirën për të jetuar në Greqi. Ndërkohë që kujdestari e tyre pritet t’i kalohet njërës prej tezeve që jeton në Skiathos./abcnews.al



