Pamjet që tronditën Amerikën, babai vritet pranë vajzës së vogël

schedule09:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:22 - 10 Korrik, 2020

Anthony Robinson u qëllua fatalisht ndërsa po shëtiste me vajzën e tij gjashtë vjeçare në Bronx. Kamerat kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur babai 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një rrugë të New York City, të dielën.

Shefi i detektivëve të NYPD, Rodney Harrison, ka postuar në Twitter të hënën duke shkruar se Robinson ishte qëlluar “shumë herë” dhe më vonë vdiq për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup.

Anthony Robinson , 29 vjeç, dukej të ishte i qetë dhe i sigurt, duke ecur në një rrugë pak para orës 06:00 të mëngjesit, më 5 korrik, shkruan abcnews.al.

Robinson, i cili banonte në Brooklyn, është një nga tetë viktimat e vrasjeve të ndodhura në të gjithë New York-un gjatë fundjavës së 4 Korrikut.

Kishte të paktën 49 të shtëna të raportuara në total gjatë festës, e cila pason një rritje më të madhe se 130 përqind të krimit në qershor, në krahasim me qershorin 2019.

Çfarë ndodhi me Anthony Robinson?

Ndërsa babai po shëtiste me vajzën e tij në Bronx Borough, një makinë iu afrua, ndërsa dukej sikur do të merrte kthesën. Automjeti përfundoi jo duke u kthyer, por përkundrazi vazhdoi të ndiqte 29-vjeçarin.

Robinson kishte për dore vajzën e tij të vogël kur dikush në një makinë e qëlloi. Ndërsa babai u qëllua, pamjet tregojnë se vajza e tij ikën me vrap nga frika dhe Robinson ra në tokë, shkruan abcnews.al.

Vajza e vogël shpëtoi mrekullisht pa u dëmtuar në atë që mund të kishte qenë një incident edhe më vdekjeprurës.

Kush e qëlloi Robinson?

Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është identifikuar.

Përafërsisht 10 sekonda në video, të publikuar nga Departamenti i Policisë në New York , dikush në sediljen e pasagjerit të makinës shihet duke nxjerrë një armë dhe qëllon.

Në pamjet, babai shihet papritur duke rënë në tokë ndërsa vajza e tij vrapoi të ndiqte një dëshmitar aty pranë, i cili po ashtu ishte duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Automjeti shihet në video duke lëvizur nga e majta dhe duke u larguar ndërsa Robinson ishte shtrirë në tokë. /abcnews.al