Pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë, makina merr para këmbësorin në trotuar

schedule11:14 - 15 Janar, 2021

schedule 11:14 - 15 Janar, 2021

Një aksident i  rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premtje në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes ka ngelur i plagosur një këmbësor.

Abcnews.al ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë të një biznesi pranë vendit të ngjarjes në rrugën 5 Maji, ku shihet se si një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplas shtetasin me inicialet F.A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.

Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar.

Ndërkohë i aksidentuari ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore. /abcnews.al