Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pamje nga aksidenti në Vlorë/ Kamioçina ra në humnerë, viktima banor i zonës

schedule11:24 - 12 Shtator, 2026

schedule 11:24 - 12 Shtator, 2026

Këto janë pamjet nga aksident i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një terren kodrinor.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:40. Sipas të dhënave paraprake, 67-vjeçari banues në fshatin Mazhar, ishte duke drejtuar një automjet tip kamionçinë, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!