Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, mund të humbasë një nga makinat e tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 20 ditë më parë, kur policia e Chesire konfiskoi Lamborghinin e tij Aventador SVJ.
26-vjeçari nuk kishte dokumentacionet e duhura dhe si pasojë makina tashmë ka kaluar në pronësi të policisë. Nëse poseduesi i mjetit nuk arrin në 14 ditë të sigurojë dokumentet e munguara, atëherë automjeti nxirret në ankand ose shkatërrohet plotësisht.
Mendy tashmë është në luftë me kohën, por duket se ajo nuk po i premton shumë. Makina e tija, e cila kap një vlerë prej 475.000 stërlinash, pritet të nxirret në ankand pasi Mendy ende nuk i ka dokumentet që i mungonin. /abcnews.al