Pagjumësia: Gabimet që bëni para se të shtriheni në shtrat

schedule14:35 - 23 Shtator, 2020

schedule 14:35 - 23 Shtator, 2020

Të mos jesh në gjendje të flini gjumë kur shtriheni në shtrat është një nga ndjesitë më të bezdisshme që ekziston. Një situatë që ndodh shpesh dhe që ndikon negativisht në angazhimet e përditshme. Megjithatë, shkaku mund të lidhet me gabimet që bëhen gjatë natës. “Chedonna.it” ka renditur disa nga më të zakonshmet, të cilat pak njerëz mendojnë se duhet t’i eliminojnë.

Konsumimi i vakteve të rënda ose alkoolit.

Ndonjëherë, veçanërisht nëse shkoni të flini vonë, keni zakon të hani diçka teksa qëndroni duke parë TV. Për të patur një gjumë të qetë është mirë të eliminoni vaktet e rënda dhe të përdorni çajrat bimorë para se të flini, shkruan abcnews.al.

Flini në një dhomë shumë të nxehtë.

Nevoja për të qëndruar ngrohtë forcohet me ardhjen e vjeshtës. Sidoqoftë, është mirë të shmangni mbinxehjen e mjedisit në të cilin flini sepse kjo mund të ndikojë tek gjumi. Meqenëse temperatura e trupit tuaj bie kur flini, lehtësimi i këtij procesi natyror është një mënyrë e mirë për të shpejtuar gjumin.

Përdorimi i smartphone-it tuaj në shtrat.

Nëse mendoni se po bëni gjënë e duhur duke qëndruar në internet kur shtriheni për të fjetur, në fakt është e kundërta. Për shkak të dritave dhe stimulimeve vizuale, përdorimi i smartphone-it bën që për disa njerëz të ketë efekt tek gjumi. Rekomandohet të mos e përdorni atë të paktën 30 minuta para se të flini.

Kur shtriheni për të fjetur edhe nëse nuk jeni të përgjumur.

Nëse nuk mund të flini, qëndrimi në shtrat është i dëmshëm sepse mund të çojë në mendime që mund ta largojnë gjumin. Është më mirë të bëni një aktivitet relaksues si përshembull të dëgjoni muzikë apo të lexoni një libër. xh.d/abcnews.al