Pagat për futbollistët në Shqipëri dhe gjyqet e mundshme, çfarë rekomandon FIFA

schedule18:29 - 22 Maj, 2020

schedule 18:29 - 22 Maj, 2020

Historia e pagave te VIIaznia çoi në bojkot, në një kohë që klubet kanë marrë udhëzimet përkatëse në mënyrë që kontratat e tyre të mos përfundojnë si objekt hetimi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA.

Është rekomanduar që në një situatë të tillë, sikundër është prezente dhe ka shpërthyer te Vllaznia, klubet të gjejnë një marrëveshje, mundësisht kolektive, për pagat gjatë periudhë së pandemisë, Mars-Prill-Maj.

Kjo marrëveshje duhet të përmbajë të paktën pagën e re të dakordësuar, si dhe kohëzgjatjen e kësaj page. Uljet e njëanshme të pagës nuk do të pranohen. Por, nëse nuk ka një marrëveshje mbi këto terma, mes klubit dhe lojtarit, dhe për pasojë çështja shkon në FIFA, atëherë DHZK e FIFA-s do mbaje parasysh këto gjëra:

 

A ka bërë klubi një përpjekje të vërtetë për të gjetur një marrëveshje? (Çdo gjë duhet të lërë gjurmë). E dyta, cila është situata ekonomike e klubit;   E treta, shkalla e ndryshimit të pagës së parashikuar në kontratë.  Katër, sa ndryshojnë të ardhurat neto të lojtarit. Dhe e pesta, a janë trajtuar njësoj të gjithë lojtarët.

Marrëveshja përkatëse mes palëve mund të “pezullohet” përkohësisht përgjatë virusit, me kusht që  të paguhen sigurimet, plus një e ardhur e përshtatshme t’u paguhet lojtarëve gjatë pezullimit. Në anën tjetër janë jo pak lojtarë që u mbaron kontrata në fund të muajit.

Ato do të shtyhen deri në fund të sezonit, kurdo që të mbarojë. Kontratat që fillojnë në sezonin e ardhshëm do shtyhen nëse ndodh që shtyhet fillimi i sezonit. Prioritet do t’u jepet kontratave ekzistuese, pastaj lojtarët mund të lëvizin. /abcnews.al