Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paga, bonuse dhe argëtim/ Sa dollarë përfiton Donald Trump si president i SHBA?

schedule11:48 - 22 Janar, 2025

schedule 11:48 - 22 Janar, 2025

Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Ky tregues nënkupton që Donald Trump si president do të marrë të njëjtën pagë si paraardhësit e tij: 400,000 dollarë në vit, siç përcaktohet në Titullin 3 të Kodit të SHBA-së.

Përveç pagës bazë, presidenti përfiton 50,000 dollarë për shpenzime, 100,000 dollarë për udhëtime dhe 19,000 dollarë si buxhet argëtimi. Gjithashtu, presidenti ka në dispozicion përfitime të tjera të rëndësishme, përfshirë rezidencën ikonike të Shtëpisë së Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Historikisht, paga e presidentit është rritur për herë të fundit midis viteve 1969 dhe 2001, kur ajo kaloi nga 200,000 në 400,000 dollarë. Në vitin 1999, gjatë një seance për të diskutuar rritjen e pagës, u theksua se kompensimi për një nga “punët më të vështira dhe më të rëndësishme” kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se tre dekada.

Pas mandatit, presidentët amerikanë përfitojnë shuma të mëdha përmes angazhimeve publike, marrëveshjeve me mediat dhe aktiviteteve të tjera fitimprurëse.



Gjatë mandatit të tij të parë katërvjeçar si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pagën e tij presidenciale vendosi ta dërgojë për qëllime bamirësie. Republikani Donald Trump mori detyrën si president më 20 janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!