Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacientja ukrainase me koronavirus lë spitalin Infektiv, i dashuri e pret me buqetë me lule

schedule17:37 - 7 Qershor, 2020

schedule 17:37 - 7 Qershor, 2020

Rasti “Zero” me koronavirus në Sarandë ka mposhtur sot sëmundjen dhe ka lënë spitalin Infektiv.

Turistja ukrainase ka dalë sot nga spitali, ndërsa në oborrin e jashtëm të tij pritej nga i dashuri i saj me një buqetë me lule.

Ajo tashmë do të duhet të qëndrojë e vetëkarantinuar edhe 14 ditë të tjera për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.



Vajza nga Ukraina 5 ditë para se konfirmohej pozitive, ndodhej në Sarandë ku ka dhe një banesë dhe kishte shkuar për të festuar ditëlindjen bashkë me miqtë e saj.

Burime të ABC News thanë se ajo u zbulua pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!