Ukrainasja infekton Sarandën, 5 ditë në qytet për të festuar ditëlindjen

schedule12:14 - 29 Maj, 2020

schedule 12:14 - 29 Maj, 2020

Teksa qyteti bregdetar po bëhej gati për të pritur pushues ndotet nga koronavirusi. Burime të ABC News tregojnë se një shtetase ukrainase ka thyer masat dhe karantinën e detyruar prej 14 ditësh pasi ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID në Tiranë. Nga një zonë e kuqe si Tirana ka udhëtuar drejt Sarandës.

Burimet tregojnë se gruaja festoi dhe ditëlindjen në Sarandë, në një lokal dhe me shumë të ngjarë mund të ketë infektuar dhe shumë persona të tjerë. Gruaja nga Ukraina prej 5 ditësh ndodhej në Sarandë ku ka dhe një banesë. Ministria e Shëndetësisë zyrarisht deri më sot nuk ka raportuar asnjë rast me Covid nga Saranda.

Ndaj dhe për të mësuar më shumë ABC News u interesua pranë strukturave shëndetësore të Sarandës. Burime të ABC thanë se ajo u zbulua pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Bluzat e bardha e morën në pyetje dhe gruaja ju tregoi se ishte e infektuar.

Menjëherë mjekët e nisën drejt infektivit në Tiranë për shërbim më të specializuar. Dyshohet se ajo mund të ketë infektuar dhe personelin shëndetësor të spitalit të Sarandës. Të paktën 13 punonjës të spitalit të Sarandës janë vetëkarantinuar, sot ju është marrë dhe tampon.

Gjithsesi është e paqartë se sa persona mund të ketë kontraktuar gruaja në 5 ditë qëndrimi në Sarandë dhe në sa ambientet ka qarkulluar. Për këtë arsye epidemiologët kanë nisur gjurmimin e kontakteve./abcnews.al