Një DJ i njohur nga Anglia, i cili prej dy vitesh ka luftuar leuceminë, u kërkoi mjekëve që të shpëtonin jetën e dikujt tjetër pasi mori vesh se ishte infektuar me koronavirus.
Liam Downing mori lajmin e keq se ishte infektuar me virusin korona ndërsa ndodhej në spital duke menduar se kishte ndonjë infeksion të zakonshëm.
Ai e mori lajmin e trishtë vetëm disa ditë pasi kishte mbushur 30 vjeç. DJ nga Middleton-i mori gjithashtu lajmin nga mjekët se nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë për të shpëtuar nga kanceri. I gjendur përpara kësaj situate, Liam vendosin që mjekët të mos “harxhonin” medikamente për të trajtuar atë, por t’i përdornin për të shpëtuar dikë tjetër.
Doëning e humbi betejën me leuceminë dhe koronavirusin të premten. Familja e tij po shpresonte që ai të kishte edhe disa muaj jetë, edhe pse e dinin që kanceri që ai kishte ishte i pashërueshëm.
Për fat të keq, koronavirusi e përshpejtoi “udhëtimin” e tij të fundit. /abcnews.al