Pacientët çohen rëndë në spital, Spahia: Arsyeja e vdekshmërisë së lartë tek të intubuarit

schedule19:22 - 26 Nëntor, 2020

schedule 19:22 - 26 Nëntor, 2020

Dështimi me menaxhimin e krizës së koronavirusit nuk mund të mbulohet duke ia hedhur fajin një herë mjekëve e një herë qytetarëve. Kështu shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, në një postim në Facebook.

Duke publikuar një video të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që u bën apel qytetarëve nga foltorja e Parlamentit që të mos shkojnë vonë në spitale, Spahia thotë se ministrja e di shumë mirë që në mënyrë private spitaleve Covid nuk mund t’u qasesh.

Më tej ish-deputeti shkruan se vetë mjekët ankohen për sjelljen e pacientëve në spital në gjendje të rënduar, dhe kjos ipas tij, sjell bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100 për qind të pacientëve në intubim.

Postimi i plotë

“DESHTIMI I PLOTE NUK MBULOHET DUKE JA HEDHUR FAJIN NJEHERE MJEKEVE E NJEHERE QYTETAREVE.
Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!!
“Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?
Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill! ” s.b/abcnews.al/