Presidenti amerikan Donald Trump i ofroi një mesazh udhëheqësit suprem të Iranit kur u pyet për komentet e fundit nga Ajatollah Ali Khamenei se vendi i tij “nuk do të dorëzohet kurrë” në konfliktin me Izraelin.
“Unë them, paç fat”, tha presidenti Donald Trump për CNN në Shtëpinë e Bardhë.
Reporter: “Mr. President, what do you say to the Supreme Leader of Iran who says that they will not surrender?”
Trump: “I say, ‘Good luck.'” pic.twitter.com/KYJ1bS95kW
— Open Source Intel (@Osint613) June 18, 2025
Megjithatë, presidenti tregoi se “asgjë nuk është tepër vonë” kur bëhet fjalë për një zgjidhje diplomatike.
Trump tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, duke bërë lavdërime rreth homologut të tij.
Presidenti Donald Trump thotë se e ka inkurajuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vazhdojë fushatën e tij në Iran.
“Unë i thashë: Vazhdo”, tha Trump kur u pyet për mesazhin e tij drejtuar udhëheqësit izraelit mes tensioneve në rritje rajonale.
“Unë flas me të çdo ditë”, vazhdoi Trump. “Ai është një njeri i mirë, që bën shumë”.
Ndërsa i pyetur nëse i kishte dhënë Netanyahut ndonjë shenjë se mund ta ndihmojë vendin përtej asaj që ka bërë tashmë, Trump tha se nuk e kishte bërë.