“Paç fat këtë sezon biri im”, Van Persie “show” me foton e Puig në rrjetet sociale

schedule11:17 - 29 Korrik, 2021

schedule 11:17 - 29 Korrik, 2021

Barcelona vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesë e skuadrës është edhe mesfushori i talentuar, Riqui Puig, i cili dje ka qenë në qendër të vëmendjes vetëm prej një fotoje.

Një poze e shkrepur në këndin dhe kohën e duhur, e bëri atë që të gjithë ta krahasojnë me ish-sulmuesin e Holandës, Robin Van Persie.

Nuk kishte sesi të mos reagonte ky i fundit, i cili e ripostoi një foto të publikuar në Instagram dhe shkroi: “Paç fat këtë sezon, biri im!”. Sigurisht me humor nga ana e tij, me Puig që gjithashtu e mori me sportivitet. /abcnews.al