Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pa merak, shyqyr, mashalla”! Biseda rrëqethëse mes pacientëve me covid me familjarët

schedule13:52 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 13:52 - 6 Dhjetor, 2020

Aktualisht në 4 spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 469 pacientë me koronavirus, 31 në terapi intensive, 11 janë të intubuar. Jashtë dyerve të spitaleve ndodhen familjarë të shumtë në pritje të ndonjë lajmi të mirë me sytë nga mjekët.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak ditë më parë se një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme është vendosur në dispozicion që mes pacientëve dhe familjarëve të mos mungojë komunikimi për t’ju dhënë zemër të shtruarve në spital me covid-19.



Ministrja ka publikuar një video nga momentet që pacientët flasin me familjarët e tyre në shtëpi por edhe jashtë ambienteve të spitalit. “Jemi shumë mirë, edhe ti do të bëhesh mirë fare, pa merak fare. Si dukesh mirë, shyqyr, shyqyr, mashalla” dëgjohen në video familjarët duke motivuar të afërmit e tyre në spital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!