“Pa debat dhe për 5 minuta”: KQZ jep 1.4 miliard lekë për 6 partitë politike, sa merr opozita

schedule15:37 - 3 Shkurt, 2020

schedule 15:37 - 3 Shkurt, 2020

Tryeza e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka qenë kurrë më e qetë dhe pa debate se kjo e hënë kur në rendin e ditës kishte çështjen e shpërndarjes së fondeve vjetore.

5 anëtarëve në tryezën e Komisionit i mjaftuan vetëm 5 minuta mbledhje për të ngritur duart dhe për të shpërndarë 140 milionë lekë partive politike, përfshirë edhe 3 forca politike të opozitës të cilat janë jashtë parlamentit.

Sipas vendit të marrë në mbledhjen e të hënës, KQZ vendosi që të shpërbleje me 63.417.047 lekë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila fitoi e vetme zgjedhjet e vitit 2017, duke fituar 74 mandate parlamentare.

Nga buxheti i shtetit të ardhura do të përfitojë edhe Partia Demokratike,  Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet pavarësisht se liderët e tyre politikë dhe deputetët që dolën nga zgjedhjet e qershorit 2017 vendosën të braktisin Parlamentin.

Forcat kryesore në opozitë do të marrin në total një shumë prej 663 milionë lekë të vjetër, ku përkatësisht PD do të përfitojë rreth 390 milionë lekë , LSI rreth 200 milionë, ndërsa PDIU 74 milionë lekë.

Ndarja e fondeve sipas relacionit të KQZ është përpjestuar 70% sipas nurmit të deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% ne menyre te barabarte ndermjet partive politike qe kane perfituar mbi 10 mije vota ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas perqindjes se fituar ndermjet partive politike qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar 1 per qind te votave ne shkalle vendi. Pas tërmetit të 26 nëntorit, u reduktuan me me 500 milionë lekë.

/abcnews.al