Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu elbasanas që vdiq nga koronavirusi

schedule11:23 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:23 - 3 Dhjetor, 2020

Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi duke numëruar deri më tani 75 të vdekur dhe mijëra të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan ndërruan jetën dy persona. Bëhet fjalë për një 73 vjeçar si edhe një 37-vjeçar, i quajtur Elton Gegolli.

Elton Gegolli

Mësohet se të dy personat që ndërruan jetën nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

Gegolli ishte i shtruar prej 10 ditësh në spital, por gjendja e tij është rënduar sëfundmi duke ndërruar jetë ditën e sotme./abcnews.al