Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Osmani thekson shkeljet e Serbisë në marrëveshjet e Brukselit

schedule13:50 - 26 Maj, 2023

schedule 13:50 - 26 Maj, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që aktualisht është në krye të OSBE-së. Në këtë takim, presidentja ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë sa i përket marrëveshjeve të Brukselit.

E para e shtetit ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Presidentja Osmani dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Osmani kanë folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast, Presidentja Osmani ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë karshi marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa ka përmendur angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka bërë të ditur Presidenca, përmes një komunikate për media.



Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut është takuar edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Maqedonia e Veriut ka marrë këtë vit kryesimin e OSBE-së. Pritjet e Osmanit janë që të vendosin vëmendjen në rolin e OSBE-së, në teren dhe në lehtësimin e pasojave që konfliktet i sjellin mbi njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!