Analisti Dardan Krasniqi ka reaguar lidhur me seancen për lirimin e heronjve të UÇK-së, duke thënë se kjo pritje e madhe nuk duhet të prishet nga trupa gjykuese.
Ai ka theksuar se shqiptarët duhet të dëshmojnë vendosmërinë për ta mbrojtur lirinë, duke e cilësuar UÇK-në si bazamentin e saj.
“Duam lirimin e heronjve tanë, kjo pritje e madhe nuk dua të prishet nga trupa gjykuese. Mbi 16 vite burg në mbrojtje të lirisë, këto 6 vite kanë qenë shumë të rënda dhe në një rrethanë të re, nuk është e lehtë të përjetohet as nga ana e bacës, as nga ana e shokëve të tij.
Ne shqiptarët duhet të tregojmë se dimë ta mbrojmë lirinë me shumë mund, duhet ta dëshmojmë që mbi çmimin e lirisë nuk ka asgjë, veç UÇK është bazamenti që duhet ta mbrojmë me çdo çmim.”

