Edhe këtë të martë, deputetët e opozitës kanë denoncuar çështjen Xhafaj në komisionet parlamentare. Tradita ka vijuar në komisionin e ekonomisë, ku pas thirrjes për largimin e ministrit të brendshëm, opozita është larguar nga mbledhja.
Opozita demokratike ka vijuar strategjinë e saj të denoncimit të çështjes që për ta është kryesorja për shqiptarët, sidomos në muajin kur pritet vendimi i vendeve anëtarë të BE-së për hapjen ose jot ë negociatave të antarësimit me Shqipërinë. Arena e së martës ishte komisioni i ekonomisë ku nënkryetarja Jorida Tabaku argumentoi qëndrimin e forcës politike ku bën pjesë.
Pasi dëgjoi anëtarët e opozitës kreu i komisionit Erjon Braçe i akuzoi ata për mos-referimin e diskursit ndaj asaj që quanin prova më e fortë e çështjes “Xhafaj”, audio përgjimi dhe dëshmitari Ardi Veliu.
Por deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Ata u larguan nga mbledhja e komisionit menjëherë pas përfundimit të thirrjes tashmë tre javore: Xhafaj Ik. /abcnews.al