“Opozita nuk ekziston”, Topi: Rama në delir, pa kundërshtarë

schedule20:12 - 21 Janar, 2022

schedule 20:12 - 21 Janar, 2022

Ish-presidenti Bamir Topi vlerëson se në vend nuk ka më opozitë. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, duke komentuar situatën politike, ish-kreu i shtetit deklaron se opozita nuk ekziston. Sipas Topi, demokratët tashmë të ndarë në dy pjesë e kanë problemin me njëri-tjetrin.

“Për mua opozita nuk ekziston. Të thuash apo dobësohet do të thotë…sot nuk ekziston. Çështja është e dominantit. Çfarë dominanti ka njeriu që drejton opozitën? Kanë kryeministrin? Jo. E kemi problemin me Ramën thonë, por e kanë me njëri-tjetrin. Ata kanë kërkesa minimaliste dhe nuk e shohin si detyrë për të thyer qeverinë. Në mendje kanë si ti hanë kokat njëri-tjetrin”, tha ai.

Lexo edhe: Zgjedhjet, Topi: Basha është personi juridik i PD, “6 Marsi” do jetë test

Nisur nga kjo situatë, Topi thotë se kryeministri Edi Rama është në dëlir. Sipas tij ai futi duart në Kushtetutë në vitin 2008 dhe ata që e lejuan po e pësojnë më shumë.

“Edi Rama është në delir. I ka futur duart në 2008 dhe po i gëzohet asaj. Ndërsa mjeranët që i kam paralajmëruar mos fusni duart te Kushtetuta po e pësojnë. Ky është rasti më i keq i mundshëm për një vend që të mos kosh opozitë. A do vazhdojë? Është një pikëpyetje e madhe. Nuk është mirë kur i ke të gjitha pushtetet vetë sepse nesër nuk do kesh mundësi për alibi”, tha Topi. g.v/abcnews.al