Opozita ka kërkuar të thirret në një seancë dëgjimore publike Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në lidhje me negociatat me Greqinë dhe për marrëveshjen e detit. Në një kërkesë drejtuar kryetares së komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, anëtarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë parashtruar disa nga shqetësimet që lidhen me deklarata e bëra nga ministri jashtëm grek sipas të cilit një marrëveshje në parim është arritur ndërkohë që pala shqiptare nuk jep detaje mbi bisedimet- shkruhet në kërkesën e dorëzuar në kuvend.Opozita kërkon që mbledhja e komisionit për punët e jashtme të zhvillohet ditën e mërkurë e hapur për publikun./abcnews.al
Opozita kërkon seancë dëgjimore publike me Ministrin Bushati
schedule10:16 - 16 Shkurt, 2018
schedule 10:16 - 16 Shkurt, 2018