Operacionit “Ustai” në Vlorë, pranga tre hajdutëve të shtëpive

schedule12:25 - 13 Nëntor, 2017

schedule 12:25 - 13 Nëntor, 2017

Tre hajdutë që ishin kthyer shqetësim serioz për qytetin e Vlorës përfunduan në pranga. Ata janë Arnold Tosku, 18 vjeç,  Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Policia i ka sekuestruar ato ne cilesine e proves materiale. Policia beson se ky grup ka kryer edhe vjedhje të tjera që ende nuk janë zbardhur./abcnews.al