Operacioni “Stoeger” në Vlorë/Arrestohet 58 vjeçari me armë e municione

schedule10:01 - 29 Mars, 2018

schedule 10:01 - 29 Mars, 2018

Një 58 vjeçar që mbante armë e municione me vete dhe në banesë u arrestua gjatë operacionit “Stoeger” në Vlorë. Ai është Imer Maskaj 58 vjeç nga Hysoverdha. Ndërsa u ndalua në Selenicë atij iu gjet një armë pa leje me vete, por kur policia kontrolloi banesën e tij zbuloi një arsenal të tërë municionesh, drogë e armë të tjera.

Sipas policisë u sekuestruan dhe armë zjarri automatik , një armë gjahu, arka me fishekë dhe 11 kg kanabis sativa. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!