Në operacionin policor, ndaj call center-ave, u sekuestruan mbi 800 mijë euro. Ndërkohë në katin e 6 po merren në pyetje rreth 60 operatorë te call centerit. Marrja në pyetje po bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore. Një pjesë e operatorëve janë shtetas të huaj dhe punohet në tre gjuhë. Gjermanisht, italisht dhe anglisht.
Hetimi ka nisur rreth 2 vite me parë, ku materiale janë referuar nga dy shtete Austria dhe Gjermania.
Për dy vite policia jonë ka hetuar dhe ka zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatoreve. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa masa sigurie që janë miratuar me vendim gjykate.
Vetëm tek call centeri te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda mbi 60 punonjës të cilët po merren në pyetje.
Një pjesë e call centerave që operojnë në kryeqytet kanë patur njoftim që prej mëngjesit të sotëm për zhvillimin e këtij operacioni. Disa prej tyre kanë qenë të mbyllura.
Tek call centeri i rrugës se Kavajës janë 3 kate qe operojnë. Dy prej tyre janë gjetur te mbyllura çka dyshohet te ketë pasur dekonspirim. Tek tjetri janë gjetur mbi 60 operatorë.


