Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacion në Shqipëri dhe Itali/ Goditet grupi kriminal me urdhër të SPAK, 10 të arrestuar

schedule08:35 - 26 Maj, 2026

schedule 08:35 - 26 Maj, 2026

TIRANË- SPAK ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash.

Burimet konfirmojnë se gjatë aksionit janë ekzekutuar dhjetë masa sigurie, ku katër prej tyre janë ndaluar në Shqipëri dhe gjashtë jashtë saj.

Në Shqipëri është arrestuar Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Po ashtu në pranga ka përfunduar dhe gruaja e tij, Desmira Ceco dhe 2 shoferë, të cilët bënin transportin e parave të pista.



Një pjesë e tyre janë arrestuar nga autoritetet e huaja, kryesisht në Itali, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese.

Kreu i SPAK Klodian Braho, në konferencë për mediat u shpreh se janë sekuestruar 1 milion euro cash.

Më tej, Braho pohoi se SPAK ka urdhëruar dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit.

Në total pritet ekzekutimi i masës sekuestro për  8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare.

Anëtarët e grupit kriminal dyshohen për veprën penale “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa ndaj tyre rëndojnë edhe akuza të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!