Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Operacion me Austrinë për goditjen e call centerave/ Policia publikon pamjet, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

schedule16:09 - 14 Prill, 2026

schedule 16:09 - 14 Prill, 2026

Policia ka publikuar pamjet nga finalizimi i operacionit policor të koduar “Ghost Call” për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave në Tiranë.

Operacioni u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Pas 2 vitesh hetime, në pranga u vunë 10 shtetas, u ekzekutuan 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.



Ndërkaq, policia sekuestroi 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.

Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!