Nuk është violinë e parë, por orkestra nuk funksionon dot pa të. Majkëll Olize është njeriu I dukshëm dhe I padukshëm I Francës, dhe njëri nga yjet kryesorë të kësaj kupe të botës, edhe pse nuk mundi ta pretendonte titullin në Amerikën Latine.
Në moshën 24-vjeçare ai pati meritën dhe nderin e madh të lerë pas një legjendë të paharruar të futbollit, vetë Pelenë, për numrin e asisteve në një botëror.
Me dy pasimet për gol ndaj Anglisë, në humbjen e Francës me shifrat 6-4 në finalen për vendin e tretë, Olize arriti në 7 shërbime të tilla.
Pele e vendosi rekordin planetar me 6 asiste në Kupën e Botës 1970 në Meksikë, fituar nga Brazili I tij.
Ylli I Bajernit e nisi turneun me asist për Mbapenë në fitoren 3-1 ndaj Senegalit, pastaj shërbeu nga dy asistë në ndeshjet ndaj Irakut dhe Suedisë, duke mbetur vetëm një pas rekordit.
Ia doli me shërbimet për kapitenin e tij, Kilian Mbapenë kundër Anglisë.
I mbetet vetëm të kalojë rekordin e të gjitha kohëv për asistët në krejt kupat e botës.
Këtë e mban Lionel Mesi me 12, por besohet se duke qenë 24 vjeç, Olize I ka të gjitha mundësitë që ta kalojë mjeshtrin e madh, ndërsa për momentin ndodhet 5 asistë prapa tij.



