Ogbonna merr frymë lirisht: Dukej sikur ata prisnin viktimën e parë

schedule12:18 - 14 Mars, 2020

schedule 12:18 - 14 Mars, 2020

Italia është në krizë totale, pasi Coronavirusi ka prekur më shumë se 10 mijë njerëz dhe ka shkaktuar 1266 viktima. Autoritetet në vendin fqinj po mundohen të fitojnë një betejë me virusin e ri, që po shkakton një dëm të madh aty dhe në shumë vende të tjera të Europës dhe jo vetëm.

Angli është një tjetër vend i prekur, por ende atje nuk po merren masa ekstreme për të parandaluar përhapjen. Edhe në futboll me vonesë u bindën që nuk duhet të vazhdonin të luheshin më ndeshje dhe kjo nuk është pritur mirë nga futbollit.

Angelo Ogbonna, mbrojtësi i West Ham United, ndihet më mirë tani që Premier League dhe kampionatet e tjera u pezulluan. “Jam i lumtur dhe i lehtësuar që u pezullua kampionati, përfshirë edhe ligat inferiore. Dukej sikur kërkonin të injoronin një problem kaq serioz”, shprehet italiani për Corriere dello Sera.

Më tej ai shton se ky nuk është vetëm një problem i futbollit: “Nuk është vetëm futbolli, pasi ky problem është i integruar në mentalitetin anglez. Ata ende nuk e kuptojnë rrezikun e një virusi që mund të mbartet brenda pak sekondash nëse nuk silleni në mënyrën e duhur.

Është krejtësisht e papranueshme që ndeshja jonë me Arsenalin u lejua të zhvillohej. Sapo kishin luajtur kundër Olympiacos, presidenti i të cilëve rezultoi me Coronavirus. Ishte një situatë thuajse sikur ata po prisnin që dikush të vdiste para se të vepronin”. /abcnews.al