Oferta identike, Liverpool dhe Tottenham nuk kursehen për yllin e Lille

schedule17:20 - 25 Maj, 2020

schedule 17:20 - 25 Maj, 2020

Dy klubet e Premier League, Liverpool dhe Tottenham kanë bërë oferta identike për yllin e Lille, Victor Osimhen. Si kryesuesit e kampionatit anglez, ashtu dhe “Gjelat”, kanë bërë oferta prej 70 milion eurosh për kartonin e sulmuesit.

Osimhen u transferua vetëm këtë sezon te skuadra franceze, si zëvendësuesi për Nicolas Pepe, që u transferua tek Arsenali për plot 72 milion sterlina. Duket se Lille, do të përfitojë një tjetër shumë të majme.

Osimhen është vetëm 21 vjeç, por nuk e ka pasur aspak të vështirë tranzicionin në futbollin francez dhe ka shkëlqyer për Lille, duke shënuar 13 herë dhe asistuar 5 herë në 27 sfida.

Në Transfermarkt, nigeriani vlerësohet 27 milion euro, por dy klubet angleze nuk kanë ndërmend të kursehen dhe do të luftojnë deri në fund për firmën e tij./abcnews.al