Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD ka ulur perspektivën e rritjes globale duke paralajmëruar se dëmi ekonomik nga lufta SHBA – Iran mund për përkeqësojë më tej situatën nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje paqeje.
Në vlerësimin e qershorit, OECD tha se rritja pritet të ngadalësohet në 2.8% këtë vit, nga 3.4% që ishte vitin e kaluar. Por, kjo bazuar në një skenar bazë ku lufta mund të përfundojë së shpejti. Në skenarin më të keq, rënia do të ishte edhe më e ndjeshme dhe ekonomia globale mund të zgjerohej vetëm më 2.1%, duke marrë në konsideratë një ndërprerje të zgjatur të transportit detar.
Sipas OECD, kjo situatë do ti çonte disa ekonomi në recesion. Raporti i fundit i Organizatës tregon se si mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, së bashku me dëmtimin e infrastrukturës energjetike në të gjithë Gjirin, ka rritur çmimet e energjisë dhe ka rritur kostot e plehrave dhe lëndëve të tjera kyçe industriale.
Ai vuri në dukje se si pasojat e luftës në Iran do të ndihen për një kohë të gjatë, edhe pasi të gjendet një zgjidhje konkrete.
Presioni mbi çmimet do të vazhdojë të jetë I lartë dhe OECD parashikon që në skenarin më të keq inflacioni global pritet të rritet me 0.4% këtë vit dhe me 1.3% në vitin 2027. Papunësia dhe investimet po ashtu pritet të ndikohen nga situata e krijuar dhe pasojat më të mëdha thotë organizata do ti vuajnë ekonomitë në zhvillim me rezerva të kufizuara energjie.
Mes perspektivës së dobët për ekonominë botërore, OECD sheh inteligjencën artificiale si të vetmin instrument ndihmues, duke shtuar se po sheh një vrull investimesh në këtë drejtim dhe shumë ekonomi mund të mbështesin rritjen e tyre.



