OBSH: Situata e Covid-19 në Evropë më e rëndë se gjatë pikut të pandemisë në mars

schedule20:41 - 17 Shtator, 2020

schedule 20:41 - 17 Shtator, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shkalla e transmetimit të koronavirusit në Evropë është alarmante.

Sipas OBSH, rastet javore të regjistruara me Covid-19 janë më të larta tani se gjatë pikut të pandemisë ndërsa shtohet se “një situatë shumë e rëndë” po shpaloset në të gjithë kontinentin, shkruan abcnews.al

Ndërsa ministri i shëndetësisë i Francës paralajmëroi për një “rritje shqetësuese” të numrit të pranimeve në njësië e kujdesit intensiv në disa pjesë të vendit dhe autoritetet nga Madridi në Dublin marrin hapat e radhës  anti-Covid, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u shpreh se në 7 ditët e shkuara në kontinentin e vjetër u regjistruan 305,054 raste me Covid-19 krahasuar  me 264,675 në javën e 30 marsit.

Më shumë se gjysma e vendeve evropiane kanë raportuar rritje me 10 pikë përqindje ose më shumë gjatë dy javëve të fundit, tha Kluge të enjten,  ndërsa në shtatë ditë, rastet e reja janë më shumë se dyfishuar gjatë të njëjtës periudhë 14-ditore.

“Në pranverë dhe në fillim të verës, ne pamë ndikimin e masave të rrepta të karantinës,” tha ai.

“Përpjekjet tona, sakrificat tona, dhanë rezultate. Në qershor, rastet arritën një minimum historik. Këto shifra të rasteve të shtatorit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne. “

Sipas Kluge, transmetueshmëria është me lartë mes 25-49-vjeçarëve të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!