Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Numër rekord rastesh të reja me Covid-19 në të gjithë botën

schedule15:26 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 14 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në të gjithë botën është regjistruar një numër rekord rastesh të reja me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të raportuara tek agjencia, në 24 orë janë konfirmuar 307,930 raste pozitive me Covid-19 në të gjithë globin, shkruan abcnews.al

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, të infektuar me koronavirusin në të gjithë botën rezultojnë të jenë rreth 28,9 milion persona.

Prej tyre, 921,801 e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa 21 milion të tjerë janë shëruar.

Tre vendet më të prekura në botë nga pandemia vijojnë të jenë  SHBA, India dhe Brazili. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!