Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi sot vaksinën indiane kundër COVID-19, Covovax.
Kjo vaksinë “prodhohet nga Instituti i Serumit të Indisë me licencë nga Novavax dhe është pjesë e portofolit të Covax (Sistemi Ndërkombëtar i Shpërndarjes së Vaksinave Covid), i cili do të rrisë përpjekjet për të vaksinuar më shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta” nënvizoi OBSH.
“Vaksinat mbeten një nga metodat më efektive të mbrojtjes kundër formave të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga SARS-COV-2, pavarësisht shfaqjes së varianteve të reja”, tha Mariangela Simaou, përgjegjëse e OBSH-së.
“Ky miratim pritet të lehtësojë aksesin në vaksina për vendet e varfra, 41 prej të cilave ende nuk janë në gjendje të vaksinojnë 10% të popullsisë së tyre, ndërsa 98% e vendeve nuk kanë arritur ende 40%” tha OBSH. Kjo vaksinë aplikohet me dy doza dhe mund të ruhet në temperatura nga 2 deri në 8 gradë./ Abcnews.al