Objektivi Jorginho: Juventusi pranë akordit me Chelsea, zbulohet formula

schedule15:57 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:57 - 16 Korrik, 2020

Jorginho është objektivi i momentit për Juventusin. Maurizio Sarri e do te bardhezinjtë njërin nga lojtarët e tij të preferuar dhe klubi italian ka bërë hapa para drejt arritjes së akordit.

Drejtori sportiv, Fabio Paratici ka marrëdhënie të mira me homologen Marina Granovskaia të Chelsea dhe palët po bisedojnë për një huazim për disa vite, me detyrim blerje pastaj nga klubi italian.

Mesfushori italo-brazilian nuk është më në qendër të projektit të Frank Lampard. Trajneri e ka aktivizuar vetëm në tre nga tetë ndeshjet e fundit dhe 28-vjeçari po pret me padurim rikthimin në Serie A dhe ribashkimin me Sarrin, trajnerin e tij të preferuar. /abcnews.al