“O zemra ime”, motra e Ziver Veizit: Dua drejtësi, Berishën mos ma zini me gojë fare

schedule10:36 - 21 Janar, 2022

schedule 10:36 - 21 Janar, 2022

O zemra e motrës tënde, o vëlla na ka marrë malli. I miri i motrës, që të donte shumë”. Motra e Ziverit, Trëndafilja mëngjesin e sotëm ishte te varri i vëllait duke e kujtuar mes lotësh dhe vajtimit.

Në 11- vjetorin e protestës së përgjakshme të 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë, shpresë ka se një ditë do të vendoset drejtësia në vend. “Ne drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë. Nuk dua të ma zësh fare në gojë Berishën. Unë dua drejtësinë për vëllanë tim, do ta kërkoj dhe do ta gjej” tha ajo për mediat.

Homazhet për Ziver Veizin kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor. Edhe në Tiranë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e viktimave vendosi lule dhe bëri homazhe në bulevard në vendin ku u vranë protestuesit.

11 vite më parë u ekzekutuan në bulevard Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda./ Abcnews.al