“O vëllai im!” Thirrjet e dëshpëruara teksa “Ferrari” digjej, si vdiq i afërmi i deputetes

schedule12:35 - 14 Janar, 2022

schedule 12:35 - 14 Janar, 2022

“O vëllai im! O vëllai im!”. Këto janë thirrjet e dëshpëruara të shokut të 45-vjeçarit George Monogio, vëllai i një deputeteje greke, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme pasi makina e tij luksoze “Ferrari” u përplas në anë të rrugës.

Në makinë ndodhej edhe bashkëshortja e tij Athina, e cila mundi të dalë nga makina që kishte shpërthyer në flakë, ndërsa për të ishte tepër vonë.

Çifti ishte mjaft i pasur dhe i apasionuar ndaj makinave të luksit. Ata ishin duke lëvizur me dy makina, ku “Ferrarin” e ndiqte një makinë tip “Porsche”, e drejtuar nga shoku i Georges.

Ndër të tjera, shoku i tij rrëfen para policëve:

Gjithçka ndodhi vetëm dy kilometra nga vendi ku ai mori makinën Ferrari. Ishte në makinë me bashkëshorten e tij Athina dhe unë e ndiqja nga pas me makinën Porsche. Po ecnim me shpejtësi normale dhe një moment i humbas nga sytë, por vetëm kur shoh që ishin përplasur në anë të rrugës dhe makina kishte marrë flakë.

Ndërhyj për ta nxjerrë, por ai kishte ngecur. Pastaj nxorra bashkëshorten e tij nga ana e pasagjerit. Të dy pastaj tentuam të nxjerrim Georgen. Ai ishte djegur në disa pjesë të trupit dhe ishte pa ndjenja. Nuk reagonte fare. /abcnews.al