Nunez te Liverpool? Sulmuesi tashmë u ka komunikuar familjarëve vendimin e tij

schedule11:55 - 11 Qershor, 2022

schedule 11:55 - 11 Qershor, 2022

Liverpool dhe Darwin Nunez janë gjithmonë e më afër, pasi “The Reds” kërkojnë me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Benficas në “Anfield”.

Sipas raportimeve të “Liverpool Echo”, Nunez u ka komunikuar tashmë familjarëve dhe miqve të ngushtë vendimin e tij, ku siç thuhet ka zgjedhur pikërisht skuadrën angleze për të vazhduar karrierën e tij.

Në këtë mënyrë Nunez do të vihej nënurdhrat e Jurgen Klopp, teksa pritet të shkëlqejë edhe me fanellën e “The Reds”. /f.a/abcnews.al