Numërohen 99 për qind të votave, ky është rezultati deri më tani

schedule09:32 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:32 - 18 Tetor, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vjen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet. Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për postin e të parit të kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve. /abcnews.al/