Nuk protestuan për Klodian Rashën, por vuajnë dënimin, djemtë: Na futën në dru pa arsye

schedule08:33 - 6 Tetor, 2022

schedule 08:33 - 6 Tetor, 2022

Më 9 dhjetor 2020, para ministrisë së Brendshme në Tiranë u mbajt një protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Protesta u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve dhe Policisë, edhe si pasojë pati shumë të shoqëruar.

Mes tyre kanë qenë edhe dy djem, Roxh Dibrani dhe Mirgen Zela të cilët duket se nuk kanë qenë duke protestuar. Madje, ata bëjnë muzikë dhe janë bërë viral në TikTok.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se çfarë ndodhi realisht dhe se i kanë dhunuar në Komisariat. Ata madje kanë bërë të ditur se janë dënuar me detyrim paraqitje dhe kjo po i pengon në punët e përditshme.

Na ndaluan dhe na thanë thjesht do japësh një dëshmi. Na futën në dru aty, edhe me shkop gome. Na thanë vetëm për sqarime, por na mbajtën brenda. Madje, një djalë të vogël e kanë larë me gjak, e çuan në spital dhe e sollën prap”, u shpreh Roxh Dibrani.

Kemi bërë 72 orë burgim, pastaj kemi dal në gjykatë dhe na kanë dhënë “shërbim prove”, ku paraqitemi çdo muaj. Një muaj shkojmë aty dhe lemë emrat. Ne kemi vuajtur se ata të tjerët kishin lekë më shumë dhe dolën. E forta me mua është që kur kam dal nga komisariati, edhe atletet i kisha pa lidhur, po shkoja të merrja makinën dhe më takon një polici e më thotë: ‘A je për shoqërim?’. ‘Unë tani sa dola’, i thash, ’Ku do më çosh’. Mua më ka prish shumë punë se kam pasur shumë koncerte jashtë dhe më duhet të hënën e parë të çdo muaji të paraqitem”, tha Mirgen Zela./abcnews.al