Nuk pranoi ta vërë në publik, Donald Trump kapet mat me maskë në fytyrë

schedule16:59 - 22 Maj, 2020

schedule 16:59 - 22 Maj, 2020

Presidenti i SHBA Donald Trump është fotografuar me maskë në fytyrë. Një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të vërë maskën në publik gjatë një takimi në kompaninë “Ford” në Michigan.

Presidentit iu dha një maskë nga Ford, por në publik Presidenti nuk pranoita vendosë . Mirëpo, ai është fotografuar me maskë në fabrikë, dhe mediat amerikane duke cituar një burim të sigurtë konfirmojnë vërtetësinë e fotografisë.

I rrethuar nga drejtuesit e kompanisë “Ford”, ai u shpreh dje se nuk i duhet një e tillë se sapo e kishte bërë testin dhe se kishte pasur një para se të futej në fabrikë.

Nuk është e nevojshme ta mbaj maskën, sot kam bërë testitn”-i tha ai gazetarëve, të cilët e pyesin shpesh për këtë temë.

“E kisha veshur, e kisha veshur qëparë në pjesën e pasme, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë. Por tani nuk po e mbaj. Megjithatë mbajta pajisje të tjera, ja ku i kam…”, ka thënë Presidenti.

Ndërsa sot janë publikuar fotografitë e tij, ku Presidenti shfaqet me një maskë të zezë në fytyrë dhe ka të stampuar vulën presidenciale. /abcnews.al