“Nuk kam dhënë asnjëherë një kafe për të marrë një votë”

schedule20:49 - 25 Qershor, 2019

schedule 20:49 - 25 Qershor, 2019

Mimi Kodheli ishte e ftuar këtë të martë në emisioni “Provokacija”. Ish-ministrja e Mbrojtjes u pyet në lidhje me përgjimet e publikuar nga Bild. Ajo theksoi se kjo mënyrë e abuzimit me votat është përdorur në këto 30 vite nga të gjitha palët. Kodheli rrëfeu gjithashtu se nuk ka dhënë asnjëherë as edhe një kafe për të marrë vota.

“Unë kam bërë një diskutim disa kohë më parë, kur opozita ishte akoma në parlament lidhur me votat, blerjen e tyre, abuzimin me to dhe kam thënë që nuk mundet asnjë të çohet këtu dhe të thotë se unë jam ai jo mëkatari se të tillë nuk ka në përgjithësi ndaj në qoftë se dikush në këto 30 vjet zgjat gishtin te tjetri dhe thotë shiko se unë këtë mënyrë të të bërit vota nuk e kam përdorur kurrë dhe vetëm ti e përdor ky është abuzim me naivitetin e njerëzve e dëgjojnë. Këtë gjë e thotë një grua që keni këtu përballë dhe që nuk ka dhënë asnjëherë një kafe për të marrë një votë.

E kam dhënë kafe me dashamirësinë për t’i dhënë kafe një miku, një votuesi, por nuk kam abuzuar asnjëherë me këtë gjë. Kur e them unë dhe e kam thënë kohë më përpara duke bërë një diskurs shumë të rëndësishëm në parlament ndaj askush nuk mund të thotë pse u përgjuan këta 3 individët ca muaj më përpara janë vetëm këta që bëjnë këtë punë. Kjo është një punë e keqe që daton herët. Nuk e kanë filluar socialistët. PS është parti e madhe nuk ka nevojë të blejë vota”, tha Kodheli./abcnews.al