‘Nuk ka tërheqje nga projekti në Zvërnec”, ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama për disa media ndërkombëtare si “Al Jazeea”.
Së bashku, projektet kanë një vlerë deri në 5 miliardë euro, thotë Rama, ç’ka do të ishte një kontribut i madh për buxhetin shqiptar.
“Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë dhe do të jemi krenarë që do të kontribuojmë në Evropë”, tha ai.
Ai u pyet edhe protestat disa ditore që po zhvillohen para kryeministrisë, duke u përgjigjur se projektet e mëdha përballen me polemika.
“Unë u votova për t’i bërë këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar për t’u udhëhequr nga njerëz që kanë një ide të ndryshme se si të zhvillohet vendi. Është një ëndërr e madhe dhe ëndrrat e mëdha gjithmonë janë përballur me polemika”, nënvizoi Rama.
Sipas kreut të qeverisë nuk ka vend për shqetësim sa i përket mjedisit. Ai tha se një vlerësim i ndikimit në mjedis nuk ishte bërë ende dhe do të përfundonte paralelisht me zhvillimet.
“Jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për jetën e egër në Shqipëri. Komisioni Evropian nuk ka arsye të dyshojë në vullnetin e firmës sonë për të mbrojtur çdo gjë që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për jetën e egër dhe natyrën.”, u shpreh kryeministri.
Për rrjetin televiziv “Al Jazeera” sqaroi se vendi ku është planifikuar të bëhet investimi është tokë private
“Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep apo po e shet duke ‘nxjerrë në shitje vendin’. Është pronë private. Kjo është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, me të cilën, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje”, shtoi ai.


