Nuk ka qetësi, tërmeti “zgjon” Greqinë

schedule08:02 - 30 Tetor, 2021

schedule 08:02 - 30 Tetor, 2021

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet.

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 e shkallës Rihter ka ndodhur në orën 04:38 të mëngjesit të së shtunës në Arkalochori, Kretë.

Sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë, epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në perëndim-jugperëndim të Arkalochorit. Thellësia ishte 11.6 km.

Prej disa javësh në vendin fqinj ka cdo ditë thuajse lëkundje sizmike, fenomen që ka shqetësuar sizmologët./ Abcnews.al