Nuk ka qetësi, sërish lëkundje tërmeti në Kretë

schedule07:54 - 20 Tetor, 2021

schedule 07:54 - 20 Tetor, 2021

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar këtë të mërkurë 5 km në verilindje të Arkalochori, me thellësi deri në 11.7 km

Mediat greke bëjnë me dije se një tërmet me magnitutë 4.3 i shkallës rihter është ndjerë në zonën e Arkalochorit, lëkundjet janë ndjerë dhe në Heraklion  dhe zona të tjera të  Kretës .

Ndërkohë më herët në zonën specifike të “sëmurë” të Kretës ka pasur dy dridhje të tjera të magnitudës mbi 3 Rihter.e.su./abcnews.al