Nuk ia mbush mendjen Shehit, malazezi e mbyll me Tiranën direkt

schedule10:20 - 27 Qershor, 2022

schedule 10:20 - 27 Qershor, 2022

Zvonko Ceklic nuk e ka kaluar provën te Tirana. Qendërmbrojtësi u vu nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, i cili e pa me kujdes malazen.

Zeklic, sipas asaj që shkruan Supersport, nuk do të firmosë me kampionët e vendit, që tani duhet të mendojnë për të afruar një tjetër qendërmbrojtës.

Zeklic kishte qenë pjesë e Zetës në Mal të Zi dhe tentoi kalimin në Superiore. Veçse në qendër, 22-vjeçari mund të aktivizohej edhe në krahun e majtë të prapavijës. / abcnews.al