Nuk është Olta Boka, këngëtari merr një tjetër aprovim për klipin e ri

schedule18:32 - 4 Mars, 2022

schedule 18:32 - 4 Mars, 2022

Stivi Boka sapo ka nxjerrë këngën e tij më të re, “Shokt e mi”, me shumë ritëm dhe surpriza në videoklip. I rrethuar mes miqve Stivi në këngë u kërkonte këshillë këtyre të fundit, i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ këngëtari zbuloi se ka nisur punën me këtë produksion që në korrik dhe xhirimet kanë zgjatur si një festë mes miqve. Por nga kush e mori aprovimin e publikimit të këngës?

“Ta them unë kush e ka kaluar testin? E ka kaluar Gaia. Ajo ka filluar flet nga pak dhe unë e çoj demo-n në shtëpi. Ajo kapte çdo fund fraze, e di përmendsh.”, shprehu Boka për mbesën e tij të vogël.

Stivi zbuloi gjithashtu se ardhja në jetë e mbesës së tij Gaia ishte dhurata më e bukur në kohën e duhur.

“Kokën edhe shpirtin. Kam një afrimitet shumë të madh me Gaian. Falenderoj Oltën që e ka sjellë në jetë sepse edhe në pandemi që unë kisha gjërat e mia, që mendoja pse duhet të ndodhi pandemia në moshën që unë duhet të eci përpara me karrierën time. E kalova shumë bukur me Gaian dhe e shijoj shumë rritjen e saj. Olta po më stërvit pak me thënë të drejtën.”/abcnews.al