“Nuk është çështje e Bullgarisë”, eksperti: Skepticizmi për zgjerim brenda BE është rritur, nuk do ketë çelje të negociatave

schedule13:40 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:40 - 23 Qershor, 2022

Në Bruksel po zhvillohet Samiti 2 ditor i liderëve të BE-së. Edhe pse dje u duk se do të kishte një dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov deklaroi sot se nuk ka asnjë shans që të hiqet vetoja gjatë Samitit të sotëm.

Pedagogu dhe eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Mentor Beqa i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc gjykon se më tepër se sa problem i Bullgarisë, është vullneti i BE për zgjerim që po pengon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Beqa: Nuk ka një vullnet të hapur dhe të qartë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Francezët janë skeptikë për zgjerimin e BE. Kjo nuk është çështje e Bullgarisë, por është çështje e një skepticizmi në rritje brenda vendeve të BE. BE nuk ka arritur të definojë kufijtë e zgjerimit, është në një krizë, deri ku do të zgjerohet Bashkimi Evropian.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Beqa e shikon më shumë si një lëvizje për t’i bërë presion Rusisë, se sa një angazhim konkret të BE që Ukraina të anëtarësohet në familjen evropiane.

Beqa: Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar gjithë sigurinë. Para datës 24 shkurt nuk ishte folur asnjëherë në Ukrainë për këtë. Është një proces shumë i gjatë negociatash për të mbërritur deri në anëtarësimin në BE. Mua më duket më shumë një manovër politike për të ushtruar presion mbi Rusinë se sa një angazhim konkret i BE për anëtarësimin e Ukrainës.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij para Samitit, i tha në sy gazetares bullgare se janë një turp për faktin që vend ii tyre k marrë peng 2 vende të NATO-s.

Beqa mendon se kryeministri nuk mund të ndajë retorikën e politikës së brendshme nga ajo e jashtme.

Beqa: Rama ka një retorikë rebele ndaj BE por ka akte politike të nënshtruara. Ai nuk bën dot kalimin nga retorika e politikës së brendshme, në retorikën e politikës së jashtme. Nuk mund të përdorësh të njëjtin zhargon që përdor me kolegët e tu edhe në rang ndërkombëtar. Konfliktet ndërkombëtare kur ndizen është shumë e vështirë të shuhen. Maturia është çelësi i suksesit, Rama nuk e ka.

Megjithatë ai e quan legjitime gjuhën e përdorur nga Rama kundrejt BE, pasi sipas ti, kjo e fundit ka treguar mungesë serioziteti ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit.

Beqa: BE ka treguar mungesë të plotë serioziteti j vetëm ndaj Shqipërisë, por gjithë Ballkanit |perëndimor. Ne nuk kemi lëvizje përpara. Po ashtu kemi të ngecur Bosnje Hercegovinën dhe qëndrimi ndaj Bosnjës është më i turpshëm se sa ai ndaj Shqipërisë. Kosovës ju premtua liberalizim vizash para dy vitesh dhe nuk kemi asnjë hap përpara. Në këtë kontekst vë re ehe një problem në reagimin e shoqërive të Ballkanit Perëndimor.

Në gjykimin e tij nuk do të ketë hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ky proces do të shkojë zvarrë./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!